Telenews

Kurti takohet me Mitsotakis në Munih, tregon se çka biseduan

Në Munih, Kryeministri Albin Kurti pati një takim bilateral me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë të cilit u diskutua për, siç njofton Zyra e Kryeministrit, çështje me interes të përbashkët.

Zhvillimi ekonomik, qeverisja e mirë, bashkëpunimi në rrafshin ekonomik dhe tregtar, mundësitë për investime në Kosovë, procesi i dialogut dhe rregullorja e Bankës Qendrore mbi Operacionet me Para të Gatshme, ishin temat kryesore.

“Theks të veçantë gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti i dha prioritizimit që i ka bërë Qeveria energjisë së ripërtëritshme dhe mundësitë që vendi ynë ofron për investime në këtë sektor. Ai e njoftoi kryeministrin Mitsotakis se pas ankandit të parë solar 100 MË, do të ketë edhe një ankand tjetër për energji të erës, i cili paraqet një mundësi të re dhe shtesë për investime në Kosovë nga kompani greke”, thotë ZKM.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj