Telenews

Basketboll / Organizatori del me njoftim të rëndësishëm për biletat e finales, Trepça – Prishtina

Asnjë biletë në dispozicion për finalen e nesërme të Kupës ndërmjet Trepçës e Prishtinës.

Kështu ka njoftuar sonte organizatori i eventit, KB Vëllaznimi nga Gjakova.

Sipas njoftimit të lëshuar nga klubi kuqezi sonte, janë shitur të gjitha biletat që kanë qenë në dispozicion për finalen e madhe Trepça vs Prishtina (17 Shkurt, E Shtunë, 17:00h).

Në njoftim poashtu ceket se biletat janë ndarë proporcionalisht për të dy ekipet finaliste si dhe një pjesë e biletave janë shitur nga pala jonë si organizatorë të kësaj ngjarje.
”Ndjejmë keqardhje për secilin apo secilën që nuk mund të jetë pjesë e Finales së Madhe, por interesimi është enorm dhe i jashtëzakonshëm – andaj për të mbarëvajtur sigurinë dhe që kjo finale e madhe të zhvillohet siç i ka hije është e domosdoshme që prezenca në palestrën “Shani Nushi” të mos jetë përtej kapacitetit maksimal të tij. Le të jetë finalja e mdhe një shfaqje e jashtëzakonshme basketbolli, sepse Shqiptarinë e Kemi Bashkë”, shkruan klubi nikoqir.

Të ngajshme

Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime –

KushtrimGuraj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj