Telenews

Rrëfimi i punëtorëve që erdhën nga Bangladeshi: Jeta në Kosovë është shumë e mirë

 

 

Punëtorët nga Banglandeshi gjithnjë e më shumë po i zëvendësojnë kosovarët që po largohen drejt Evropës.

Kështu ndodhi edhe në një kompani të prodhimit të metaleve në Ferizaj.

Një nga punëtorët që erdhi nga Bangladeshi për të punuar këtu, është Momen Billahun, i cili është rritur mijëra kilometra larg Kosovës.

Por, këtij të riu i ka bërë goxha përshtypje shteti më i ri në Evropë, ani pse thotë që ka punuar edhe në shtete tjera.

“Që nga java e kaluar kam filluar punën këtu, është shumë mirë. Kushtet e punës këtu janë shumë të mira, sepse unë punova edhe në Dubai në 16 vjetët e fundit , por këtu është më mirë edhe kushtet janë më të mira, koleget janë shumë të mirë, njërezit janë shumë të mirë. Ushqimi është me ndryshe së në vendin tonë. Gjithçka është më ndryshe se në Bangladesh”, thotë për Tëvë 1, Momen Billah-punëtor nga Bangladeshi.

Ky shtetas i Bangladeshit tregon procedurat se si erdhi deri në Kosovë.

“Vëllezërit e mijë me kanë thënë se nëse vendos që të shkosh në Kosovë, kërko punë më kushte të mira, prandaj unë aplikova në këtë kompani, e cila na ka siguru vizat, leje të punës, edhe unë kam shkua në Ambasadën e Kosovës në Bangladesh e cila gjithashtu me dha leje qe të vijë këtu”, shprehet ai.

Kushtet e ofruar nga kjo kompani kosovare, po i pëlqejnë edhe bashkëvendësit të tij, Elias Mias

E përveç kushteve të punës, këtij shtetasit të Bangladeshit po pëlqen edhe diçka tjetër në Kosovë.

“Unë jam mysliman, dhe vijë nga Bangladeshi, dhe kjo është arsyeja pse kam zgjedhur Kosovën që të vijë. Këtu nuk ka probleme politike, nuk ka terrorist kjo është arsyeja pse pëlqej Kosovën. Unë jam qe tre muaj jam këtu, kur të vjen koha e pushimeve do të shkojë në Bangladeshe. Unë komunikojë më familjen time cdo ditë përmes telefonit. Puna në Bangladesh fillon në orën nëntë , në Kosovë fillon në orën, tetë, paga në Bangladesh është më ulet, në Kosovë është më e lartë. Këtu rrogën e kam 500 euro”, shprehet Mias.

I pyetur nëse do të shkoj në ndonjë vend tjetër në Evropë, ai ka këtë përgjigje.

“Nuk mund të vendos se a do të shkoj në një vend tjetër, sepse e kam punën, akomodim ushqimin, nuk kam asnjë problem. Shefi është shumë mirë, pse me shku në një vend tjetër?”

Në këtë kompani të prodhimit të metaleve, punojnë rreth 100 punëtorë, ku 16 prej tyre janë nga Bangladeshi.

Por për punën që këta qytetarë nga Bangladeshi po e bëjnë në Kosovë, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka mëdyshje.

Sipas një raporti të publikuar, nga Instituti Gap, në vitin 2023, mbi 3 mijë leje të punës janë lëshuar nga shteti i Kosovës për shtetasit e huaj gjatë vitit 2023.

Sipas këtyre statistikave, në këtë listë kryesojnë Turqia dhe Bangladeshi, ku 1004 shtetas turq dhe 722 shtetas të Bangladeshit kanë marrë leje pune ne vitin e kaluar.

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu