Telenews

Hovenier kujton fjalët e Clintonit ku shpreh angazhimin për popullin e Kosovës

Jeffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, i cili mori pjesë në shënimin e Ditës së Presidentit amerikan, në Sheshin “Bill Clinton”, në Prishtinë, tha se është i nderuar që po merr pjesë në këtë ngjarje ku e pranishme ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Hovenier kujtoi fjalët e ish-presidentit Bill Clinton, përmes të cilave shprehet arsyeja e angazhimit të tij për popullin e Kosovës gjatë luftës së fundit dhe falënderimin e tij për popullin kosovar për respektin e treguar ndaj tij.

“Në vitin 2019 kur presidenti Clinton vizitoi Kosovën, tha – po citoj – “Unë gjithmonë do të jem krenar me faktin se ndodhi të jem president i SHBA-së kur ju patët nevojë për dikë të ngrihej në këmbë për ju”, u shpreh ndër tjera Hovenieri.

“S’ka më largime prej shtëpive të tyre, s’ka më vrasje të popullatës së pafajshme. Duhet të jetë një rrugë tjetër”, ishte shprehur Clintoni, fjalë të cilat i citoi sot Hovenieri.

Hovenier, mes tjerash, tha se nga të gjithë presidentët amerikanë, qoftë ata para, qoftë ata pas tij, Clintoni ishte lider i jashtëzakonshëm, që ka marrë vendime të guximshme.

Të ngajshme

Komisioni për Shëndetësi miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Rrezarta Ramaj

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rrezarta Ramaj

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj