Në fundjavë janë zhvilluar pesë ndeshjet e javës së 26-të, ku kandidatët për titull nuk kanë arrirur të fitojnë dhe për këtë renditja nuk ka ndryshuar.
Derbi mes Ballkanit dhe Llapit është mbyllur pa gola, në një ndeshje që munguan rastet e mira.
Malisheva ka arritur të marr një fitore shumë të rëndësishme ndaj Lirisë si mysafir me rezultat 3-0.
Sot Drita kishte mundësinë që të merrte pozitën e parë në renditje, por u ndal në derbin lokal nga Gjilanin në barazim (2-2).
As Prishtina nuk ka arritur të marr tri pikët, duke barazuar ndaj Fushë Kosovës me rezultat 0-0.
Në anën tjetër Dukagjini është kthyer te fitoret, duke mposhtur në shtëpi Feronikeli 74 me rezultat 1-0.


