Telenews

Osmani viziton Lipjanin lavdëron Ahmetin (VIDEO)

 

 

Kur në konak ka për të ardhur presidentja, pastërtia duhet të jetë në nivel.

Komuna e Lipjanit po e priste për vizitë Vjosa Osmanin. Pak para arritjes protokolli ndaloi edhe hyrje-daljet në objekt, por pritja s’i pengoi dikujt të kryej punë.

Tepihu i kuq s’mjaftoi, pasi kreu i Lipjanit Imri Ahmeti për ta nderuar mysafiren vetura e së cilës qe ndalur në vendkalimin për këmbësor, doli ta pres deri tek trotuari. Sapo qiti këmbën në Lipjan, për presidenten nisën kërkesa nga dikush në autobus.

Më pas vazhduan për në zyrën e kryetarit, ku pas 30 minutash takim, nikoqiri tha se me shefen e shtetit folën për të mirat e të këqijat e punës.

E kryetarja e shtetit, që me Lipjanin iu rikthye vizitave nëpër komuna, e lavdëroi Ahmetin dhe komunën që drejton për mundësitë e ofruara për bizneset.

Të ngajshme

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas –

KushtrimGuraj

Arabia Saudite lehtëson procedurat e vizave turistike për qytetarët e Kosovës, MPJD-ja jep detaje –

KushtrimGuraj