Telenews

Në arrati për vrasje të rëndë në tentativë, Policia kërkon ndihmë për kapjen e Shkëlzen Ahmetit

 

 

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e Shkëlzen Ahmetit, një personi të dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë.

Shkëlzen Ahmeti, djali i Ismet Ahmetit, ish-kryeshefit të Ujësjellësit Rajonal ‘Gjakova’, vazhdon të jetë në arrati për plagosjen e dy afaristëve Driton e Jon Stublla, si dhe një klienti të një kafeneje në Gjakovë më 10 mars.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë thotë se bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i dyshuar është: Shkelzen (Ismet) Ahmeti i lindur me 14.08.1992 banues në Gjakovë.

Lidhur me rastin “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë- Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur.

Të ngajshme

Tragjike në Obiliq: Gjendet i varur 50-vjeçari pranë shtëpisë së tij

Valjeta Turkaj

Cozman feston ditëlindjen, merr urim të veçantë nga e dashura e tij

Erzana Fazliu

Zelensky falënderon Trumpin pas mbërritjes në Uashington

Valjeta Turkaj