Telenews

Lajm i keq për Real Madridin

 

 

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, dukej sikur ishte në prag të kthimit nga lëndimi në të ardhmen e afërt, por ka sërish shqetësim për shëndetin e tij pasi u largua nga fusha e stërvitjes i përlotur pasditen e sotme.

31-vjeçari dëmtoi ligamentin e kryqëzuar të përparmë gushtin e kaluar, vetëm tre ditë para ndeshjes së parë të sezonit të Real Madridit, dhe pasi iu nënshtrua një operacioni dhe muajsh të rikuperimit, ekziston frika se ai mund të ketë një dëmtim tjetër të rëndë.

Tani është bërë e ditur se Courtois e ka këputur meniskun e brendshëm të gjurit të djathtë.

Ai pritet që të mungojë për dy muajt e ardhshëm, ku thuhet se sezoni veçse ka përfunduar për portierin belg, i cili së fundmi u rikuperua nga lëndimi i këputjes së ligamenteve.

Të ngajshme

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj

Harry Kane prin në votimin për Topin e Artë, lë pas Lamine Yamalin dhe Mbappén –

KushtrimGuraj

Albian Hajdari operohet në të dyja këmbët, pritet rehabilitimi –

KushtrimGuraj