Telenews

Prishtina Parking “s’ta fal dakikun”, për 4 minuta parking t’i merr 1 euro (VIDEO)

 

 

Tollovia e parkingjeve ka bërë që Prishtinën e përjetimeve ta shndërrojë në Prishtinë të kaosit.

Qofshin ato private e ato publike, pak ka rëndësi se ku zhvillohet ky biznes.

Megjithatë, në mënyrë që ta minimizojë këtë tollovi, komuna e pati miratuar rregulloren e re për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve për të gjithë territorin e kryeqytetit, e cila hyri në fuqi më 22 janar të këtij viti, raporton Kiks Kosova.

Pavarësisht kësaj rregulloreje, ankesat e qytetarëve po vazhdojnë. Kësaj here lidhur me afatin e qëndrimit pa pagesë në parkingjet publike, në rast se ndërrojnë mendje për të mos parkuar.

Në parkingjet me laura, koha e qëndrimit pa pagesë është vetëm 3 minuta. Me hyrjen në minutën e katërt, je i detyruar të paguash plot 1 euro.

Ndërkaq, 10 minuta kohë mund të qëndrosh pa paguar në parkingje komerciale. Ky rregull ceket edhe në nenin 22 pika 7 për “Shkeljet brenda Parkingjeve të menaxhuara nga Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking””.

Ndërkaq, afati më i gjatë ku qytetarët kanë të drejtë të mos bëjnë pagesën, është 15 minuta. Ky rregull vlen vetëm për parkingun nëntokësor, që është pjesë e “Prishtina Parking”, e cila menaxhohet nga komuna e Prishtinës.

Megjithatë, afati i qëndrimit pa pagesë për 3 dhe 15 minuta nuk është i cekur në rregullore.

Të ngajshme

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas –

KushtrimGuraj

Arabia Saudite lehtëson procedurat e vizave turistike për qytetarët e Kosovës, MPJD-ja jep detaje –

KushtrimGuraj