Telenews

“Dardanët” do të bëjnë nesër këtë veprim para nisjes drejt Armenisë

 

 

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë nesër seancën e fundit stërvitore në atdhe para ndeshjes miqësore me Armeninë.

“Dardanët” janë grumbulluar të hënën pasdite nën drejtimin e selektorit të ri, Franco Foda, ndërsa ushtruan edhe sot.

E Federata e Futbollit të Kosovës njofton se Verdhekaltrit do të ushtrojnë nesër paradite nga ora 10:45 në Kampin Nacional në Hajvali.

Ndërsa, në orët e pasdites, Vedat Muriqi me shokë do të udhëtojnë drejt Yerevanit, ku edhe do të ushtrojë para ndeshjes me armenët.

Kosova do të luajë me Armeninë në udhëtim më 22 mars, ndërsa pas katër ditësh, respektivisht më datën 26 të këtij muaji, “Dardanët” do të përballen me Hungarinë në Budapest.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për trajnerin e ri të Kosovës që t’i provojë lojtarët dhe t’ua shfaq atyre idenë dhe filozofinë e tij.

Të ngajshme

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj

Harry Kane prin në votimin për Topin e Artë, lë pas Lamine Yamalin dhe Mbappén –

KushtrimGuraj

Albian Hajdari operohet në të dyja këmbët, pritet rehabilitimi –

KushtrimGuraj