Telenews

Konfirmoi lidhjen me biznesmenin 20 vite më të madh, Diola Dosti: Dashuria nuk njeh moshë

 

 

Ish-banorja e “Big Brother Vip 2”, Diola Dosti, ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti.

Ishte biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu, i cili konfirmoi zërat duke publikuar një “InstaStory” me nutricionisten.

Diola ka qenë gjithmonë e komentuar përsa i përket jetës së saj private, prandaj dhe kjo lidhje solli diskutime të shumta.

Një aspekt për të cilën kjo lidhje është komentuar shumë në këto ditë, është diferenca në moshë.

Erolld Belegu, është 20 vite më i madh se Diola Dosti. Biznesmeni është 57-vjeç, ndërsa Diola 37.

Por kjo e fundit, në një dedikim romantik për partnerin ka treguar se dashuria nuk njeh moshë.

“Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave verbuese, gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku kemi qenë por dhe ku do të shkojmë së bashku. Miqve tanë, familjes dhe mbështetjes së pafund nga të gjithë ju, ju falenderoj për repsektimin e historisë sonë. Këtu është dashuria, e qeshura dhe aventura që na pret. Fillim i ri”, shkruan nutricionistja.

Të ngajshme

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas –

KushtrimGuraj

Arabia Saudite lehtëson procedurat e vizave turistike për qytetarët e Kosovës, MPJD-ja jep detaje –

KushtrimGuraj