Telenews

Në “pikun” e pranverës ministria e Infrastrukturës lëshon tender për heqje bore, e fiton kompania e specializuar për banesa

 

 

Marsi njihet edhe si muaji i Pranverës.

Por, siç duket jo edhe për Ministrinë e Infrastrukturës, që në fillim të muajit nënshkroi kontratë për “Mirëmbajtje dimërore të rrugëve lokale në katër komunat e veriut”.

Ndonëse kohëzgjatja e kontratës është katër muaj, respektivisht deri në qershor, në dosje të tenderit, sidomos te specifikat, bora është përmendur mbi 100 herë.

Për më tepër, kjo kontratë është nënshkruar me procedurë të negociuar me një operator ekonomik që punë primare e ka ndërtimin e objekteve banesore.

Në anën tjetër, Ministria e Infrastrukturës paraqiti arsyeshmërinë e nënshkrimit të kontratës.

“Inicimi i procedurave të Prokurimit për projektin: “Mirëmbajtjen dimërore të Rrugëve Lokale – Mitrovica 2a1.” Është rezultat i Memorandumit te Mirëkuptimit me katër komunat veriore të datës 19.12.2023. dhe se ky inicim është filluar me date 20.12.2023. Arsyeja e kërkesës për inicim procedurë të përshpejtuar dhe me negocim ka qenë fakti se sezoni dimëror kishte filluar.” , thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

Tenderi që kap vlerën prej 138 mijë eurosh parasheh mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Për më shumë, ndiqeni të plotë storien e ATV-së.

Të ngajshme

Kërcënime për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia: E-maili erdhi nga Arabia Saudite

Rrezarta Ramaj

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj