Telenews

Një zonë e Prishtinës mbetet ende pa rrymë, KEDS-i angazhon dhjetëra punëtorë që të rikthejnë energjinë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se ka angazhuar dhjetëra punëtorë që ta rikthejë në punë sa më shpejt nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT-it.

Që nga mbrëmja e së mërkurës, kjo zonë e Prishtinës ka mbetur pa rrymë, duke u afektuar rreth 10 mijë konsumatorë.

“Ekipet tona tashmë kanë përgatitur asetet e KEDS-it dhe jemi në pritje të përfundimit të punimeve nga ana e KOSTT-it, të cilët gjithashtu janë në vlugun e punës që ta rikthejnë sa më shpejt energjinë elektrike”, thuhet në njoftim.

Të mërkurën, nënstacioni elektrik “Prishtina 3” është kapluar nga zjarri dhe si pasojë qytetarët që furnizohen nga kjo pikë kanë mbetur pa energji elektrike, teksa KOSTT-i ka kërkuar mirëkuptim prej qytetarëve të afektuar, deri në sanimin e avarisë.

source

Të ngajshme

Dy të arrestuar nën dyshimin për dhunimin e dy vajzave në Kaçanik

Yllka Gashi

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë dhe në Mitrovicë

Yllka Gashi

Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht

Yllka Gashi