Telenews

Arben Gashi: Kurti gjithmonë prodhon tensione të larta para se t’i lëshojë pe Serbisë

 

 

Kryetari i GP-së së LDK-së, Arben Gashi, tha se gjatë qeverisjes së kryeministrit Kurti në raport me Veriun “gjithmonë ka qenë një tensionim para një lëshimi”.

Kështu tha Gashi në Pressing në T7.

“Ajo që është vërejtë në këto tri vitet e qeverisjes së z.Kurti në raport me situatën në Veri ka qenë gjithmonë një tensionim para një lëshimi. Pra, gjithmonë është krijuar një situatë e tensionuar pastaj është bërë një lëshim duke filluar me targat, dokumentet, krizën me energjinë, marrëveshjen e Brukselit pastaj marrëveshja e Ohrit. Regjistrimi i pronës së Kishës Ortodokse, tashmë Marrëveshja për çështjen e përdorimit të valutës dhe po ashtu marrëveshja për lejmin e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Veri”.

“Pra janë lëvizje tensionim për të shtensionuar dhe lëvizje që kërkojnë të krijojnë një simpati momentale popullore për të bërë një lëshim”, tha ai.

source

Të ngajshme

Shqiptarët në SHBA protestojnë para selisë së OKB-së kundër vendimit të Speciales

Yllka Gashi

Aktivizimi i semaforëve bllokon rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

Yllka Gashi

Takimi Kurti-Kallas, Behrami: Pas vendimit në Hagë, tash presioni do të jetë shumë i madh

Yllka Gashi