Telenews

Haziri – VV-së: Pas opozitarizmit tonë racional, paskan tentuar të na sulmojnë me fushatë “sondazhi”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se pas “një jave pas opozitarizmit racional”, LDK është “sulmuar” përmes një sondazhi nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

“Një javë pas opozitarizmit racional e të faktuar, punës së jashtëzakonshme në terren me qytetarët, interpelancës për tenderët njëburimor dhe videos së djeshme të kryetarit të LDK-së, paskan tentuar me fushatë ‘sondazhi’ të na sulmojnë”, ka shkruar ai.

Haziri ka thënë se janë “duke ecur drejt rikthimit të madh”.

Ai është shprehur se nuk është askush që mund t’i ndalë dhe se sipas tij, kanë vendosur të punojnë deri në ditën e zgjedhjeve pa ndalë.

“LDK, shpresë e besë për Kosovën!”, ka shkruar nënkryetari i LDK-së.

source

Të ngajshme

McLaren ndryshon logon e saj të famshme, shenja e re paralajmëron ndryshimin më të madh në historinë e markës

Yllka Gashi

“Ai ka marrë përgjegjësinë”, trajneri i Zvicrës pas “stuhisë” së Xhakës: Do gjejmë një zgjidhje, por…

Yllka Gashi

Kushtetuesja: Deri më 6 tetor duhet të zgjidhet Presidenti i Kosovës

Yllka Gashi