Telenews

Macron: Do të sigurohemi që çdo hap i marrëveshjes për normalizim do të përmbushet

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se Parisi do të sigurohet që çdo hap i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë, do të përmbushet.

Gjatë konferencës për media, para takimit që zhvilloi në Paris me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Macron tha se “çështja e Kosovës është një premtim dhe zotim për të ardhmen e rajonit” dhe se e gjithë kjo është përfshirë në marrëveshjen e arritur vitin e kaluar.

“Franca do të sigurohet që çdo hap i marrëveshjes do të përmbushet”, tha Macron.

Udhëheqësi francez po ashtu tha se është e rëndësishme që të gjithë pjesëmarrësit në sulmin në Banjskë të arrestohen.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter. Gjatë shkëmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë./REL

Macron: Përgjegjësit e Banjskës të dalin para drejtësisë për veprimet e tyre

source

Të ngajshme

Tragjedi në Shkodër: Banesa shkrumbohet nga flakët, vdesin nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj

Blearta

Spanja në luftë me zjarret, kryeministri Sánchez: 12 orët e ardhshme vendimtare

Blearta

Hoti: Serbia po refuzon të japë informacionet për fatin e babait tim

Yllka Gashi