Telenews

Policia publikon statistikat alarmante: 58 persona humbën jetën në aksidente rrugore këtë vit

Policia e Kosovës ka publikuar një grafikë sensibilizuese me statistikat e aksidenteve në komunikacion për periudhën janar-korrik 2026, duke bërë thirrje për më shumë kujdes në trafik.

Sipas të dhënave të publikuara, 58 persona kanë humbur jetën në rrugët e Kosovës  gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti.

Nga viktimat: 30 ishin shoferë, 14 pasagjerë, 14 këmbësorë.

Po ashtu, Policia bën të ditur se janë regjistruar 19 vetëaksidente fatale, ku nuk ka qenë i përfshirë asnjë automjet tjetër.

Në mesazhin shoqërues, Policia thekson se “Kjo nuk është statistikë. Këto janë jetë të shuara!”, duke apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes, të ulin shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit dhe të kenë kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve.

“Një sekondë vlen sa jeta”, është mesazhi kryesor i fushatës sensibilizuese të Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

A i mundësuan vlerësuesi i licencuar i pronave dhe përmbaruesi privat përvetësimin e pronave fajdexhiu? –

KushtrimGuraj

Komandanti i ri i KFOR-it takohet me Nufin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin në Ballkan –

KushtrimGuraj

Skandali me ndërrimin e foshnjave në Spitalin Amerikan 2 – Ministria e Shëndetësisë konfirmon mangësi serioze, masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Inspektoratit –

KushtrimGuraj