Telenews

‘Sfidat e artistes’, Dua Lipa heq vetullat për xhirimin e albumit të ri?

Këngëtarja e famshme, e me rrënjë nga Kosova, Dua Lipa, është transformuar tërësisht në prapaskenat e albumit të saj të tretë “Radical Optimism”.

Në një videomontazh të publikuar në Instagram nga vetë artisja 28-vjeçare, shihet duke pozuar për fotografi në përgatitje për projektin e saj të fundit, por pa vetulla.

Siç raportohet vetullat e Lipës thjeshtë janë zbardhur, megjithatë efekti është shumë i ndryshëm nga pamja e saj e zakonshme.

Me pamjen e saj të fundit, Lipa i bashkohet radhës së të famshmëve që kanë përqafuar trendin e vetullave të zbardhura. Kylie Jenner, Kim Kardashian, Jonathan Van Ness dhe Julia Fox e kanë provuar këtë stil.

Vetullat e zbardhura janë shfaqur edhe në pista si trend mes modeleve e edhe të ftuarve në Javën e Modës në Paris në 2022.

source

Të ngajshme

Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen –

KushtrimGuraj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj