Telenews

Liga e Kampionëve nis me dy përballje dramatike

Liga e Kampionëve pritet të nisë këtë të martë, më 9 prill, me ndeshjet e para të çerekfinales.

Real Madridi përballet sot me Manchester City-n në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri Carlo Ancelotti do ta drejtojë ekipin në ndeshjen e tij të 200-të në këtë kompeticion.

Edicionin e kaluar e ka fituar City, por Madridi ka një rekord të suksesshëm kundër tyre në edicionet e mëparshme.

Me të dy ekipet që shpresojnë për një vend në gjysmëfinale, pritet një përballje e fortë.

Fituesit do të përballen me Arsenalin ose Bayernin në gjysmëfinale.

Po ashtu, mbrëmja e së martës do të ketë edhe përballje në mes të Arsenalit dhe Bayern Munich në një duel ku të dyja skuadrat kanë synime të mëdha në Ligën e Kampionëve.

Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 21:00.

Të nesërmen, gjithashtu, në Ligën e Kampionëve, pritet një përballje e fortë në mes të Paris Saint-Germain dhe Barcelonës, ndërsa Atletico Madrid do të takohet me Borussia Dortmund.

Klubet më të mëdha të Evropës luftojnë për një vend në gjysmëfinale.

source

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj