Telenews

Inspektorati i Mitrovicës Veriore paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje

Ky lokal gastronomie në qendër të Mitrovicës Veriore është në pronësi të djalit të dyshuarit serb për sulme ndaj Policisë, Milan Radojçiq.

Inspektorati i Komunës, atë por edhe shumë të tjera i ka paralajmëruar se do të rrënohen nëse nuk paguajnë obligimet ligjore të kërkuara nga organet lokale.

Pos këtu, të tilla lokale ka edhe në Lagjen e Boshnjakëve.

Kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës Veriore, Nedzad Ugljanin tha se ky aksion nuk ka të bëjë me pronar të lokaleve specifike.

“Ne sipas rregullores edhe vendimeve që i kemi pru si kuvend komunal për lirimin e hapësirave publike, ata po ndërmarrin masa konkrete në terren. Jo vetëm ku po përmendët një lokal në pronësi të një Petroviqi a Radojqic ne nuk e dimë por është puna e inspektoratit me dal në terren jo vetëm aty por edhe në lagjen e boshnjakëve edhe nëpër vende tjera të qytetit,” ka thënë Nedzad Ugljanin, Kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore.

Në mënyrë që mos të ndërhyjë Inspektorati, gastronomët duhet t’i paguajnë komunës një shumë të caktuar taksa, që Ugljanin tregon se po kundërshtohet.

“Atyre po i duket shuma e madhe, sipas rregullores që është shuma 4 euro për një metër katëror edhe sene të tjera që janë përmendur në kuadër të bisedimeve,” shtoi Ugljanin.

Pronarët e lokaleve që tarracat i kanë të ndërtuara pa leje, u është dhënë 10 ditë afat që të bëjnë pagesën e kërkuar.

Inspektoratit komunal po i asiston edhe Policia e Kosovës në terren.

source

Të ngajshme

A do të rikthehen tensionet dhe protestat në Kosovë? Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend nxit reagime të reja –

KushtrimGuraj

Presidentja pritet ta kthejë në Kuvend ligjin për Specialen pas kërkesës së PDK-së –

KushtrimGuraj

Sveçla në Itali, kërkon bashkëpunim për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës –

KushtrimGuraj