Telenews

Zvicra i kërkon Serbisë të mos e bllokojë Kosovën, ndërsa Kosovës të themelojë Asociacionin

Përfaqësuesja e Zvicrës në Këshillin e Sigurimit ka kërkuar nga të dy palët t’i realizojnë premtimet e tyre.

Ajo i bëri thirrje Serbisë të mos e pengojë Kosovën në anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“I bëjmë thirrje Serbisë që të heq çdo paqartësi në lidhje me përkushtimin e saj ndaj marrëveshjeve dhe të përmbahet nga kundërshtimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka thënë përfaqësuesja e Zvicrës.

Poashtu, ajo i kërkoi Kosovës “Themelimin e Asociacionit pa vonesa”, dhe kërkoi ndërtim të marrëdhënieve konstruktive mes dy vendeve.

“Të dy palët ndajnë përgjegjësi për uljen e tensioneve. Eskalimet si ajo e Banjskës duhet të shmangen me çdo kusht dhe përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë”, tha ajo.

Ndërsa për votimet që u mbajtën dje në veri përfaqësuesja e Zvicrës ndjeu keqardhje që serbët nuk morën pjesë.

“Zvicra ndjen keqardhje që komuniteti serb nuk mori pjesë. Inkurajojmë qeverinë e Kosovës të shtojë përpjekjet për integrimin e pakicës serbe në shoqëri,” deklaroi ajo.

source

Të ngajshme

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Rrezarta Ramaj

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Rrezarta Ramaj

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Rrezarta Ramaj