Telenews

Qeriqi vazhdon dëshminë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, edhe këtë të martë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca do të vazhdojë me dëshminë e dëshmitarit të 55-të, Ramiz Qeriqi, i cili të hënën ka nisur dëshminë e tij si dëshmitar i Prokurorisë së Specializuar në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Ramiz Qeriqi është ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, i Brigadës 121 të Zonës së Pashtrikut.

Ai pritet të dëshmojë për strukturën, organizimin dhe veprimtaritë e batalionit të tij dhe të Brigadës përgjatë luftës.

Dëshmitari të hënën është pyetur për një dokument që sipas prokurores D’Ascoli i është dhënë Tribunalit të Hagës në vitin 2005, dokument i nënshkruar nga Shukri Buja.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

source

Të ngajshme

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Rrezarta Ramaj

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Rrezarta Ramaj

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Rrezarta Ramaj