Telenews

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç, shoqërohet në Polici i dyshuari

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës.

Në një përgjigje për Dukagjinin, zëdhënësja Laureta Ulaj, ka thënë se e gjitha ka filluar pas një mosmarrëveshjeje mes disa familjarëve.

Ajo ka konfirmuar se një i dyshuar është shoqëruar në Polici për t’u intervistuar,

“Nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personave (familjarë), në fshatin Lupç, si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe përdorimit të thikës, janë lënduar katër persona, të cilët janë dërguar për ta marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Një person i dyshuar në këtë ngjarje është shoqëruar në stacion policor për tu intervistuar”, tha ajo.

Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë, kështu ka bërë të ditur stafi emergjent i QKUK-së.

Po ashtu, mjeku kujdestar në klinikën emergjente ka thënë se edhe njëri prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë se dy të tjerët.

source

Të ngajshme

Flet kirurgu që u përfshi në rrahje: Reagova në vetëmbrojtje, nuk kam sulmuar askënd

KushtrimGuraj

Deri në mbi tre muaj pritje për një rezonancë magnetike në QKUK e dy spitale të tjera

KushtrimGuraj

Aksioni i Prokurorisë në Prishtinë – sekuestrohen para, veturë dhe dokumente të falsifikuara

KushtrimGuraj