Telenews

Limaj e ‘fuqizon’ partinë me një ish-kandidat për kryetar komune

 

 

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar aderimin më të ri në parti, Murtez Zekolli.

Në një konferencë për media të mërkurën, Limaj tha se Zekolli është një personalitet me bagazh kombëtar e intelektual që i bashkohet subjektit të tij politik.

“Nisma po fuqizohet me personalitete të fuqishme. Sot para jush paraqesim dekorin e shkencave juridike, Murtez Zekollit”, tha Limaj.

Ndërsa Murtez Zekolli tha se shkaku i situatës politike në vend, ka bërë që t’i hyjë politikës.

Zekolli është ish-kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Suharekës. Në zgjedhjet e vitit 2021, kur kishte garuar në zgjedhjet lokale, ai ishte renditur i katërti me mbi dy mijë vota të fituara.

Të ngajshme

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve –

KushtrimGuraj

Familja e Adem Ademit pas identifikimit: Babai ynë do të prehet në paqe me dinjitetin që i takon –

KushtrimGuraj

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë –

KushtrimGuraj