Telenews

Kurti pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak: Dhuna s’ka vend në demokraci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit sllovak, Robert Fico, i cili është plagosur pasditen e së mërkurës.

Në një postim në platformën X, Kurti e ka quajtur tejet shqetësues lajmin për plagosjen e kryeministrit Fico, derisa ka theksuar dhuna nuk ka vend në demokraci.

”Një lajm shumë shqetësues nga Sllovakia, raporton se kryeministri Robert Fico është qëlluar. I urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë dhe i shprehim mendimet tona familjes së tij dhe popullit të Sllovakisë. Dhuna nuk ka vend në demokraci”, ka shkruar Kurti në platformën X.

 

source

Të ngajshme

​Banorët e Kçiqit të Madh përplasen me pushtetin, janë kundër dhënies së 99 hektarëve privatit

Yllka Gashi

E pafat, Donjeta Sadiku mposhtet nga boksierja serbe

Yllka Gashi

Në këtë sezon gripi mësoni si t’i lehtësoni dhimbjet në fyt

Yllka Gashi