Telenews

Musliu publikon deklaratën e patriarkut serb Porfirije ku dezinformon rreth Kosovës

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka publikuar një deklaratë të patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

Në këtë deklaratë, sipas Musliut, patriarku serb ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe ka dezinformuar rreth shtetit të Kosovës.

“Gjuhë e urrejtjes nga Porfirije, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, i cili dezinformon kundër Republikës së Kosovës, dhe e quan atë ‘Serbia e Vjetër’. Vendet perëndimore kanë reaguar dje për ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë”, ka shkruar Musliu në X.

E patriarkut serb, para disa ditësh, Ministria e Punëve të Jashtme ia ka refuzuar kërkesën për të vizituar Patriarkanën e Pejës.

Ky veprimcështë kritikuar nga vendet e QUINT-it.

“Vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit, i cili qartë specifikon të drejtat, privilegjet dhe imunitetet për klerikët e Kishës Ortodokse Serbe dhe nuk është në përputhje me obligimet e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhej në reagimin e tyre.


source

Të ngajshme

Tërmet në Bosnjë dhe Hercegovinë

Valjeta Turkaj

E dhimbshme: Publikohet fotografia e 24-vjeçares që humbi jetën në aksidentin në Drenas

Valjeta Turkaj

Vdes në QKUK një 24-vjeçare pas një aksidenti të trafikut

Valjeta Turkaj