Telenews

U bë ‘sebep’ për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, Hamza ka një mesazh për deputetët

 

 

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza është shprehur falënderues ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës që votuan pro ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare, gjatë seancës së sotme.

Përmes një shkrimi ai thotë se “këto marrëveshje ndërkombëtare mund t’i sjellin Kosovës përfitime me miliona euro vetëm me dinamikën e punës që do ta krijojmë me qeverisjen e re”.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë të jetojnë shumë më mirë. Sot, deputetët e të gjitha partive i votuan marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat kanë ndikim konkret në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë. I falënderoj deputetët që votuan për miratimin e këtyre marrëveshjeve. Personalisht, jam mirënjohës dhe falënderues ndaj të gjithëve”.

Siç pohon Hamza, “kjo ka qenë gjithmonë bindja ime dhe është qëndrimi im i shprehur së fundmi edhe publikisht më 4 prill”.

Tutje ai thotë se përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve dhe interesi i vendit, ka qenë, është dhe do të mbetet misioni i tij i përhershëm në politikë.

Të ngajshme

Parashikimi i motit për të enjten dhe të premten

KushtrimGuraj

“E qiti Glaukun, njeriun që se ka lanë kërkun”, Valon Syla thotë se VV po luan me afate

KushtrimGuraj

Trupi i pajetë i një studente nga Peja gjendet në një parking në Tetovë, policia po heton rrethanat

KushtrimGuraj