Telenews

Krasniqi edhe ambasadorit të Italisë i flet për zgjedhjet e parakohshme

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, të enjten ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Krasniqi ka theksuar se me ambasadorin italian ka diskutuar për kërkesën e partisë së tij për zgjedhje të parakohshme.

“Në selinë e PDK-së e prita edhe ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu. Zhvillimet politike, qëndrimet dhe vizioni i PDK-së në raport me to, si dhe kërkesa jonë për zgjedhje të parakohshme – ishin tema të diskutimit tonë të përbashkët”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kjo kërkesë për zgjedhje, sipas tij, vjen sepse qytetarët dhe shteti i Kosovës kanë nevojë të shpejtë për zhvillim, përparim dhe integrim.

Po ashtu, ai ka thënë se ambasadorin De Riu e ka falënderuar për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën.

source

Të ngajshme

Një muaj paraburgim për turkun që sulmoi policin me tastierë kompjuteri brenda stacionit policor në Prishtinë –

KushtrimGuraj

Identifikohen edhe tre intelektualë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, Kurti njofton për rezultatet e ADN-së –

KushtrimGuraj

Protesta e studentëve, tensione përpara Ministrisë së Arsimit

Rrezarta Ramaj