Telenews

Pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit

Këtë të hënë pritet të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje, e cila do të fillojë nga ora 11:00, pritet të bëhet miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të kryesisë.

Në rend dite, ndër të tjera, është edhe “Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024”, në të cilën pritet votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

Në rend dite, gjithashtu, janë edhe pikat e papërfunduara nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 16 maj 2024, propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës, si dhe ajo e shqyrtimit të propozimeve dhe të kërkesave.

source

Të ngajshme

Policia del me njoftim për suspendimin e 11 zyrtarëve lidhur me rastin e Arlindës

Rrezarta Ramaj

LAJM I FUNDIT: Pritet të suspendohen 11 zyrtarë policorë lidhur me rastin e Arlinda Zekajt në Pejë

Rrezarta Ramaj

Valbona Disha – Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së Kryeprokurores në Pejë

Rrezarta Ramaj