Telenews

Dhimbje koke për Ancelottin, Reali humb mesfushorin për finalen e Championsit

 

 

Aurelien Tchouameni nuk do të jetë në finalen e madhe të “Wembley”-t mes Borusia Dortmund dhe Real Madrid.

Ai u dëmtua në ndeshjen gjysmëfinale kundër Bayern Munich dhe “MARCA” raporton se lëndimi i tij në këmbë do ta mbajë atë jashtë finales së Championsit.

Kjo është një mungesë e madhe për Carlo Ancelottin dhe “los blancos” pasi nga statistikat skuadra nuk ka humbur asnjëherë me francezin në formacionin e tyre fillestar.

Eduardo Camavinga mund ta zëvendësojë dhe të jetë në mesfushë së bashku me Federiko Valverde dhe Toni Kroos.

Të ngajshme

Chelsea merr lajmin e keq për Joao Pedron, sulmuesi do të mungojë për disa javë –

KushtrimGuraj

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj