Është njëra ndër rrugët më të papërshtatshme për vozitje në Kosovë, është pothuajse e pamundur të kalojë java pa ndonjë aksident.
Sfidat për shoferët që kryesisht vijnë nga Anamorava nuk përfundojnë me kaq. Në orët e mëngjesit ata kanë pritur disa orë në hyrje të Prishtinës. Kolona kilometërshe e gjatë u bllokua nga dheu dhe uji që erdhën për shkak të reshjeve të shiut.
Madje nga pamjet e regjistruara përmes telefonit, vërehet se disa vetura kanë mbetur të ngujuara në lloq.
Vozitësit u detyruan të shfrytëzojnë rrugë alternative kryesisht malore, më shumë kilometra e terren i papërshtatshëm.
Kompania e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës që në orët e mëngjesit nisi punën në terren, ndërsa rruga për qarkullim u lëshua disa orë më vonë.
Ndërkohë kah u kthyen për në Mramor këta vozitës e kaluan edhe sfidën me të cilin po përballen qe disa muaj. Rrugën alternative disa minutëshe në vend të urës që kalohej për disa sekonda. Ura ishte amortizuar e vjetërsua por ende nuk është zëvendësuar.
“Në fillim të vitit 2023, ura mbi liqenin e Badocit ishte e mbyllur për qarkullim. Javë më vonë e njëjta ishte shkatërruar për t’i hapur rrugë ndërtimit të urës së re. Që nga ajo kohë kanë ndodhu shumë zhvillime, është hapur tenderi madje është nënshkruar edhe kontrata.”
Shenjat që këtu po kryhen punime qe moti kohë janë të vendosur në hyrje daljet e rrugës aletranitve. Por punëtorët nuk janë në terren.
Zëvendësministri i Infrastrukturës për RTV Dukagjini ka deklaruar se zvarritja po ndodh për shkak të disa ndryshimeve në projekt për çka është riformatuar kontrata.
“Ka qenë e paraparë që shtyllat të jenë në mes dhe vendosja e pilotave në thellësi ka qenë në nivel të ujiq që është aktualisht në liqe. Dhe kemi dalur në terren e kemi analizuar dhe kemi ardhur në përfundim që me e bo një ndryshim të projektit. Tash nuk ka me pasë shtylla në mes por kanë me qenë shtylla të pjerrëta edhe shtylla bregore”, shtoi Hysen Durmishi – Zv. Ministër i Infrastrukturës
Sipas Durmishit menjëherë pas këtyre ndryshimeve është formuar një komision në Ministri, e tash pritet të zyrtarizohen ndryshimet.
“Po besoj që shpetj tash nuk po mundem me dhënë afate kohore, por e patka është që brenda muajit maj besoj që fillojmë me punime edhe ajo kryhet shpejt. Afati është, plani dinamik i punimeve nuk është i gjatë”, tha Hysen Durmishi – Zv. Ministër i Infrastrukturës.
Kontrata për ndërtimin e urës 38 metërshe është nënshkruar më 10 janar, dhe do të kushtojë mbi 468 mijë euro. Fituese e tenderit është kompania Dreni Inginiering SH.P.K.., të cilët kontrata i obligon që punën ta përfundojnë për 125 ditë pune.

