Telenews

Hajni bën kërdi në rrethinë të Prishtinës, ka vjedhur rreth kaq mijë euro

 

 

B.G., një burrë kosovar, dyshohet se kreu dy vjedhje të rënda brenda një nate në rrethinën e Prishtinës të dielën.

Ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorisë së Prishtinës.

Prokuroria ka njoftuar se është kërkuar masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe ka dhënë detaje të reja rreth dy vjedhjeve të rënda që u kryen në Graçanicë dhe fshatin Uglarë të Fushë Kosovës të dielën e 19 majit.

Ai dyshohet se në një autolarje në Graçanicë, në bashkëkryerje me një të mitur i cili gjendet në arrati, kanë hapur me forcë aparatet e autolarjes dhe nga aty kanë marrë para metalike në vlerë prej 500 eurosh thuhet në njoftim të Prokurorisë.

Tutje, në të njëjtën ditë, B.G sërish në bashkëkryerje me të miturin, në fshatin Uglarë, kanë hapur kryer edhe një vjedhje tjetër.

“Kanë hapur me forcë bankomatin që shërben për këmbimin e parave nga ato të letrës në ato të metalta gjithashtu të gjitha arkat e tjera dhe nga aty kanë marrë para në vlerë prej 3600 euro, e më pastaj me taksi janë larguar nga vendi i ngjarjes”, tha Prokuroria.

Me këto veprime dy të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, sipas KPRK-së.

Gjithashtu, i pandehuri B.G., dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”.

Të ngajshme

Qeveria mban sot mbledhje, në rend dite 12 pika

Rrezarta Ramaj

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj