Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

 

 

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme të cilat pritet të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nuk do të zgjasin shumë do të jenë të karakterit lokal. Ka mundësi që të ketë breshër të imët. Temperaturat do të shënojnë rritje sidomos në orët me diell.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Rrallë në disa vise priten rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Për fundjavë atmosfera do të destabilizohet përsëri në tërë rajonin. Pas shumë orëve në diell, pasdite priten zhvillime të fuqishme lokale të vranësirave që pritet të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Rrebeshet intensive do të përfshijnë edhe pjesën më të madhe të Shqipërisë, por nuk do të zgjasin shumë./MeteoBallkan

Të ngajshme

Mbreti Abdullah II i Jordanisë i dërgon letër urimi Presidentes Shiroka Pula

Rrezarta Ramaj

Dalin pamjet e momentit kur Policia e kap Albert Sylajn

Rrezarta Ramaj

Kurti reagon pas aksidentit tragjik në Spanjë ku humbën jetën 64 persona

Rrezarta Ramaj