Telenews

Njoftim me rëndësi për ata që planifikojnë të udhëtojnë përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë, që të përdorin pika tjera për qarkullim, meqë janë paralajmëruar protesta për sot.

Në postimin e QKMK’së thuhet se ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për sot, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar protesta. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim.  Ky njoftim vlen deri në një njoftim tjetër. Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim! Për çdo informatë shtesë kontaktoni 📞numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Qeveria mban sot mbledhje, në rend dite 12 pika

Rrezarta Ramaj

Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta të flas me familjen”

KushtrimGuraj

Ekskluzive | Policia në ndjekje të Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlindës –

KushtrimGuraj