Këngëtari Amar Ismani (29-vjeç) është vrarë mbrëmë në Shkup, raportojnë mediat në Maqedoni të Veriut.
Këngëtari u vra pas një përleshje masive që shpërtheu në rrugën e Plastikëve të Shkupit, ku dy persona mbetën të plagosur.
Rreth orës 23:40 në polici është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri ku ka pasur të plagosur, tha dje Policia.

Në ora 23:45 është raportuar se një person me lëndime të shkaktuara nga arma e zjarrit është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Naum Ohridski.
Shërbimet e urgjencës raportuan se në orën 23:51 kanë marrë edhe dy persona të tjerë të plagosur me armë zjarri. Në orën 00:45 ata konfirmuan se Amar I. kishte vdekur.

