Telenews

Gërvalla dhe Kusari-Lila në Kanada, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë temat kryesore

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Kanada, Mimoza Kusari-Lila, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kanada.

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe forcimi i partneritetit mes dy shteteve në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Kosovës, ishin temat kryesore në takimin që ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla me kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Kanada, Mimoza Kusari-Lila, patën me John McKay, kryetar i Komisionit të Përhershëm për Mbrojtje Kombëtare në Parlamentin e Kanadasë, në kuadër të vizitës zyrtare në Kanada.

Avancimi i statusit të Republikës së Kosovës në anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, përgatitja dhe profesionalizmi i ushtrisë së Kosovës, i arritur si rezultat i bashkëpunimit me shtetet anëtare të NATO-s dhe sipas standarteve të tyre ushtarake, ishin po ashtu pjesë e diskutimit të hapur me deputetin federal, John McKay.

source

Të ngajshme

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas –

KushtrimGuraj

Arabia Saudite lehtëson procedurat e vizave turistike për qytetarët e Kosovës, MPJD-ja jep detaje –

KushtrimGuraj