Telenews

Syla aludon se e di pse u prishën raportet mes Kurtit e Liburn Aliut

 

 

Gazetari Valon Syla ka komentuar kundërshtimin që ministri i Infrastrukturës ia ka bërë shefit të tij Albin Kurti për shkak të inkuadrimit në zgjedhjet e Luginës së Preshevës duke mbështetur vetëm një subjekt politik.

Në “Pressing” të T7, Syla, tha të martën, se Liburn Aliu më kurrë nuk do të jetë ministër i Qeverisë së Albin Kurtit.

Madje, ai ka thënë se njerëzit e PSD-së thonë se “Albin Kurti e ka dërguar Hysen Durmishin ministër për ta kontrolluar Aliun”.

“Liburni ka nis me marrë erë që më kurrë ministër i Qeverisë Albin Kurti më nuk bëhet, kjo është hera e fundit. Kur i pyet këta PSD se këta njihen mirë mes vete, këta thonë se Hysen Durmishin Albin Kurti ia ka çu Liburnit me kqyr çka po bon”.

“Nuk është që më herët nuk ka pasur konflikt të Liburn Aliut me Hysen Durmishin, ka pasur edhe fjalosje”, ka thënë Syla.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj