Telenews

Osmani e Kurti reagojnë pas sulmit brutal ndaj kryeminstres daneze

 

 

Presidentja dhe kryeministri i vendit, Vjosa Osmani e Albin Kurti, janë shprehur të shqetësuar me sulmin e sotëm ndaj kryeministres daneze, Mette Frederiksen.

Osmani tha se sulmin ndaj Frederiksen e dënon ashpër, teksa tha se dhuna kundër çdo lideri, është sulm ndaj demokracisë.

“Sulmi i mbrëmjes së sotme ndaj kryeministres daneze Mette Frederiksen në Kopenhagë është i tmerrshëm. E dënoj ashpër. Dhuna kundër çdo lideri është një sulm ndaj vetë shpirtit të demokracisë. Qendro e fortë, e dashur Mette”, shkroi Osmani.

E Kurti tha se kjo ngjarje shqetësuese vjen mes dhunës dhe tensionit në rritje përpara zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

“Figurat politike, veçanërisht gratë, përballen me kërcënime dhe rreziqe alarmante në rolet e tyre publike, duke theksuar kërcënimin e rëndë ndaj demokracisë që përfaqësojnë sulme të tilla. I urojmë kryeminsitres Frederiksen shërim të shpejtë dhe të plotë gjatë kësaj kohe sfiduese”, shkroi Kurti.

Të ngajshme

Aksident në Kalimash, kamioni përfshihet në flakë

Valjeta Turkaj

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Valjeta Turkaj

Rendohet bilanci i aksidentit në Vlorë, pas 19-vjeçarit humb jetën edhe 16-vjeçari

Valjeta Turkaj