Telenews

Murati: Jetëgjatësia në Kosovë, 4-5 vjet më e lartë se mesatarja e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se jetëgjatësia në Kosovë është 4 deri në 5 vjet më lartë sesa mesatarja e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Murati thotë se kjo tregon për cilësinë e jetës në Kosovë.

“Jetëgjatësia e pritur është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend. Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite, apo rreth 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Murati në Facebook.

source

Të ngajshme

Kolona në kufi, pritjet deri në 30 minuta –

KushtrimGuraj

Policia gjobit kompanitë që shkelën kufizimin për kamionët mbi 20 tonë në autostrada –

KushtrimGuraj

Policia nga dje mbi Urën e Ibrit, Ambasada e Gjermanisë: Mbesim të përkushtuar që KFOR të ruajë mjedis të sigurt për të gjithë –

KushtrimGuraj