Telenews

Rizvanolli: Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë po hap zyre në rajonin e Mitrovicës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme [e diel] ka shkruar se 2024 është vit i integrimit, duke iu referuar komunitetit serb në Kosovë në rrjetin social “X”. Ai ka thënë se gjatë këtij viti janë mbi 7 mijë pasaporta të Republikë së Kosovës, 6 mijë e 800 ID dhe 1 mijë e 100 pasaportë në komunat ku qytetarët serbë janë shumicë.

Postimin e tij e shpërndau ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Rizvanolli ka treguar se Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë po hap zyre në rajonin e Mitrovicës.

“Po ashtu po sigurojmë që të gjithë qytetarët do të përfitojnë nga masat e efiçiencës së energjisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë po hap një zyrë në rajonin e Mitrovicës për t’u shërbyer më mirë të gjithë qytetarëve të këtij rajoni”, ka shkruar Rizvanolli.

 

source

Të ngajshme

Kos: 2026-ta mund të jetë moment i mundësive evropiane për Kosovën

KushtrimGuraj

Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë–Mitrovicë, lëndohen katër persona – jashtë rrezikut për jetë

KushtrimGuraj

“Unë iu përgjigjem gjithmonë institucioneve për dallim nga, Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë”

Blearta