Telenews

Mustafa: Kurtit do t’i hasë sharra në gozhdë nëse tenton ndërhyrje tjetër në Preshevë

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Ragmi Mustafa, ka thënë se misioni i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit ka përfunduar ditën e zgjedhjeve në Preshevë.

Sipas tij nëse kryeministri provon të ketë ndërhyrje në ndërtimin e institucioneve shqiptare në Preshevë, atij mund t’i hasë sharra në gozhdë.

“Jo, absolutisht s’do të mund të shtyhet pavarësisht tentativave që mund të vijnë nga Kurti. Në ato raste do t’i hasë sharra në gozhdë, këto mundësi për deklarime për mbështetjen e PVD-së këto mbaruan. Mbaroi misioni i tij. Ndërhyrje të tjera s’mund të ketë në asnjë mënyrë. Shqiptarët në Preshevë do t’i zgjedhin institucionet drejtuese, s’mund të jetë e pranueshme asnjë ndërhyrje e Kurtit në politikën shqiptare dhe ndërtimin e institucioneve shqiptare në Preshevë”, ka deklaruar ai në KTV.

source

Të ngajshme

E pazakontë në Vushtrri: 31-vjeçari gjen në mal karikator me 29 fishekë – Policia nis hetimet –

KushtrimGuraj

Kurti viziton familjen e Laurent Krasniqit, i shpreh ngushëllime për humbjen tragjike –

KushtrimGuraj

6 vjet pas Marrëveshjes së Uashingtonit, normalizimi me Kosovës dhe Serbisë duket më larg se kurrë –

KushtrimGuraj