Telenews

Sveçla kujton Arbënor Deharin: Përjetësisht udhërrëfyes në punën tonë për forcimin e shtetit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka kujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbënor Deharin, në 10-vjetorin e vdekjes së tij.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka theksuar se i ndjeri ishte model i një aktivisti modest dhe të vendosur.

“Në historikun 19 vjeçar të Lëvizjes sonë qëndron angazhimi i pashoq i Arbënorit, aktivistit të pandalshëm në çdo organizim të saj. Ai ishte modeli i aktivistit modest e të vendosur i cili ishte motiv për të gjithë ne, për shoqet e shokët e tij”, ka shkruar Sveçla.

Ministri Sveçla ka thënë se Arbënor Dehari do të jetë përjetësisht udhërrëfyes në punën e tyre për forcimin e shtetit.

“Arbënorin do ta kujtojmë gjithmonë për guximin, dijen e vullnetin e tij, për angazhimin pa kursim për barazi, drejtësi e mirëqenie për të gjithë. Arbënor Dehari do të jetë përjetësisht udhërrëfyes në punën tonë të përditshme, në përpjekjet tona për qytetarët tanë e për ngritjen dhe forcimin e shtetit tonë”, ka shkruar tutje ai.

source

Të ngajshme

Osmani në Washington: Mbështetja e aleatëve është jetike për Kosovën

KushtrimGuraj

Rama: Brenda vjeshtës do t’i hapim të gjithë kapitujt me BE-në

Valjeta Turkaj

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 15-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Podujevë

Valjeta Turkaj