Telenews

Lajcak takon O’Brien në Bruksel, flasin për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar të mërkurën me ndihmëssekretarin e Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Në një postim në platformën X, Lajçak ka thënë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Gjithmonë një kënaqësi për ta mirëpritur Jim O’Brien në Bruksel. Ne folëm për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe pritshmëritë tona për periudhën e ardhshme”, ka shkruar ai në platformën “X”.


source

Të ngajshme

Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, rrahu gruan edhe pse kishte urdhër nga gjykata të mos i afrohej

Rrezarta Ramaj

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, pritet të caktohet seanca e radhës plenare

Rrezarta Ramaj

Sot mblidhet komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

Rrezarta Ramaj