Telenews

Në Ozdrim të Pejës një operatori ilegal i sekuestrohen pesë bagerë dhe katër kamionë

Me vendim të Prokurorisë së Pejës janë sekuestruar një sërë pajisjesh në Ozdrim, përfshirë pesë bagerë dhe katër kamionë.

Kështu ka njoftuar ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Ne jemi për të vënë para përgjegjësisë të gjithë shkelësit e ligjit, në të gjithë vendin tonë, rrjedhimisht, ju bëjmë thirrje të gjithë atyre të cilët kryejnë aktivitete të tilla ilegale, që të ndalojnë menjëherë, pasi që nuk do të ketë asnjë kompromis me ata të cilët degrarojnë mjedisin”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Portali Dukagjini ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, pasi dyshohet se ka pasur rezistencë nga operatorët, por ata nuk kanë dhënë detaje të tjera për rastin në fjalë.

Po ashtu, Jeton Rakën, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka theksuar se tashmë janë duke vazhduar tutje në luftën kundër krimeve mjedisore, deri në ndalimin e plotë të operatorëve ilegalë.

“Në fshatin Ozdrim të Pejës, gjatë aksionit të rradhës së Task Forcës së Gjelbër, me urdhër të Prokurorisë së Pejës, sekuestruam pesë (5) bagerë, nga të cilët tre prej tyre eskavatorë dhe dy ngarkues me lopatë, si dhe katër (4) kamionë, tek një operatorë ilegal”, ka shkruar tutje ai.

source

Të ngajshme

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj

Ngjarje në Shqipëri- Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy policë gjatë tentimit për ta arrestuar

Rrezarta Ramaj

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Rrezarta Ramaj