Telenews

Shakira për ndarjen me Pique: Ishte sikur dikush të më futi një thikë në gjoks

Në një intervistë të re për ‘Rolling Stone‘, artistja Shakira ka folur për ndarjen e saj të bujshme me futbollistin Gerard Pique.

Këngëtarja kolumbiane pranon se pas divorcit ndjeu dhimbje fizike dhe emocionale.

“Dhimbja që ndjeva ishte ndoshta më e keqja që kam përjetuar ndonjëherë në gjithë jetën time. Më dukej sikur dikush më kishte goditur me thikë në gjoks. Ndjenja ishte kaq e vërtetë”, tha ajo.

Ajo iu referua edhe këngës “Monotonia” që publikoi pas ndarjes. Në këngë ajo vajton lidhjen e saj dhe në video Shakira qëndron para një dyqani dhe në një moment dikush e godet me grusht në gjoks.

 

Të ngajshme

Zbulohet zyrtarisht data e nisjes së “BBVK-së”-5

Rrezarta Ramaj

Adrola Dushi reagon sërish ashpër për protestat e studentëve: Mos e bëfshi pikën e hajrit ata që justifikoni mizorinë –

KushtrimGuraj

Vedat Bajrami padit Xhulin për shpifje dhe fyerje pas deklaratave në podcast

Rrezarta Ramaj