Telenews

Haradinaj: I trishtë lajmi për vdekjen e Tahirsylajt, vjen nga një familje atdhetare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ekspertit të hidrometeorologjisë, profesorit Sylë Tahirsylaj.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social ”Facebook” ka shkruar për Tahirsylën fjalët më të mira, ku dhe theksoi kontributin e jashtëzakonshëm të tij në çështjen kombëtare shqiptare.

Të dielën ka vdekur profesori Sylë Tahirsylaj, njoftuan familjarët e tij nëpërmjet rrjetit social, Facebook. Familja tha se do të dalin me njoftim për varrimin.

“Miq, familjarë të dashur, ju njoftojmë që babai ynë, prof. Dr.Sci. Sylë (Ramë) Tahirsylaj papritmas ndërroi jetë para pak çastesh. Për detaje të varrimit ju njoftojmë”, thuhet në njoftim.

Tahirsylaj ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Bujqësisë dhe të Veterinarisë dhe drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

 

 

Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

source

Të ngajshme

Në prag të Bajramit, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve

KushtrimGuraj

“Posa ta takoj, do ta vras” – kërcënohet mjekja e Emergjencës në Lipjan, rasti alarmon Policinë

KushtrimGuraj

Për katër muaj mbi 2.5 milionë vizitorë në Shqipëri, gati gjysma e tyre nga Kosova

KushtrimGuraj