Telenews

Anglia shënon fitoren e parë në “Euro 2024”

Ndeshja mes Serbisë dhe Anglisë është mbyllur me rezultat 0-1 në të mirë të “Tre Luanëve”.

Të dielën mbrëma në stadiumin e Schalkes në Gelsenkirchen, Anglia fitoi 1:0 ndaj Serbisë. Ndeshja i takoi Grupit C të Euro 2024. Anglia tani udhëheq në grup me tri pikë. Danimarka e Sllovenia i kanë nga një pikë ndërsa Serbia është e fundit pa pikë.

Sfida u vendos në minutën e 13-të. Pas një krosimi nga krahu i djathtë të Bukayo Sakas, Jude Bellingham u shkëput në zonë dhe goditi saktë e fuqishëm me kokë.

Në pjesën e parë anglezët kanë shfaqur dukshëm më tepër se kundërshtarët, por pa rrezikuar shpesh.

Pjesa e dytë ishte më e vështirë për Anglinë. Lojtarët e Serbisë janë angazhuar për të gjetur golin e barazimit, por pa sukses. Sërish rastin më të mirë e kishin anglezët. Në mesin e pjesës së dytë Harry Kane goditi me kokë. Topi i prekur nga portieri i Serbisë shkoi në traversë e më pas u kthye në fushë. Deri në fund anglezët ia dolën të mbajnë epërsinë, ndërsa serbët kanë rrezikuar në dy-tri raste.

Ka pasur shumë zhvillime gjatë ditës lidhur me këtë ndeshje. Fillimisht kishte një përleshje në Gelsenkirchen, ku ishin të përfshirë huliganë serbë e anglezë, ndërsa dyshohet se të përfshirë ishin edhe shqiptarët.

Huliganët serbë më pas kanë djegur një flamur shqiptar në zonën ku kanë qëndruar. Rrugës për në stadium huliganët serbë kanë larguar një flamur shqiptar, që ishte i vendosur përkrah flamujve të vendeve tjera pjesëmarrëse në Euro 2024.

Anglia kalon në epërsi

 

source

Të ngajshme

Muriqi nominohet për lojtarin më të mirë në La Liga

KushtrimGuraj

Publikohet lista e Italisë, plot emra befasues për ndeshjet e qershorit

Rrezarta Ramaj

Fantastike! Muriqi nominohet për lojtarin e sezonit në La Liga

Rrezarta Ramaj