Telenews

Çfarë u gjet në Taukbahqe që fillimisht u dyshua për mjet shpërthyes, tregon Policia

 

 

Nuk ka qenë mjet shpërthyes sendi që u gjet të enjten në rrugën “Shpëtim Robaj” në Taukbahqe të Prishtinës.

Policia njofton se bëhet fjalë për një pajisje të veturës.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. Bëhet fjalë për një pajisje të veturës”, tha zëdhënësja Flora Ahmeti për Paparacin.

Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim, njofton tutje ajo.

Të ngajshme

A do të rikthehen tensionet dhe protestat në Kosovë? Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend nxit reagime të reja –

KushtrimGuraj

Presidentja pritet ta kthejë në Kuvend ligjin për Specialen pas kërkesës së PDK-së –

KushtrimGuraj

Sveçla në Itali, kërkon bashkëpunim për themelimin e Xhandarmërisë së Kosovës –

KushtrimGuraj