Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se është duke bërë evidentimin e kompanive të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e Mësimit Dual, i cili është duke u pilotuar në Kosovë me 12 profile.
OEK ka njoftuar se ka dërguar emailin tek anëtarësia e vetë e gjerë, por për të mos mbetur pa u përfshirë të gjithë akterët të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e kësaj kampanje dhe që të promovohet edhe tek palët e tjera të interesit, transmeton Telenews.al
Ky program ofron një mundësi të shkëlqyer për kompanitë që të angazhohen në edukimin dhe trajnimin e nxënësve të shkollave profesionale, duke krijuar një urë të fortë midis teorisë dhe praktikës në fusha të ndryshme profesionale.
Programi i Mësimit Dual, i cili është duke u pilotuar me 12 profile në Kosovë (4 të reja nga energjia e ripërtrishme), synon të përgatisë të rinjtë për tregun e punës duke i pajisur ata me aftësi praktike të cilat janë të nevojshme dhe të kërkuara nga industria. Ky është një përfitim i dyfishtë: nxënësit fitojnë përvojë të drejtpërdrejtë në ambiente të vërteta pune, ndërsa kompanitë kanë mundësinë të trajnojnë dhe të zhvillojnë profesionistë të rinj sipas nevojave dhe standardeve të tyre specifike.
OEK ka njoftuar se kompanitë që aplikojnë për të marrë pjesë në këtë program kanë fleksibilitetin të zgjedhin profilet dhe numrin e nxënësve që janë të gatshme t’i sistemojnë në ambientet e tyre, duke bashkëpunuar ngushtë me shkollat profesionale nga komuna apo rajoni i tyre. Ky bashkëpunim strategjik ndihmon bizneset të përgatisin fuqinë e punës të së ardhmes në përputhje me kërkesat specifike të tregut.
Profilet që mund të përzgjidhen janë të shumta dhe përfshijnë fusha të ndryshme profesionale, duke përfshirë:
- Instalues elektrik
- Metalpunues
- Asistent i mikpritjes hoteliere (Kamarier, Recpcionist, Shankist, etj.)
- Automekanikë
- Estetikë
- Floktar
- Kuzhinier
- Murator
- Rrobaqepësi
- Tregti me shumicë dhe pakicë
- Zdrukthëtar
- Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit
- Teknik i Energjisë Solare
- Teknik i Energjisë së Erës
- Teknik i biogazit
- Teknik i Energjisë Efikase në Ndërtim
Për të qenë pjesë e këtij programi, kompanitë e interesuara mund të plotësojnë formularin e aplikimit duke klikuar në linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/qx8EGGW3sMqFk4Ye7
Ky program është një mundësi e artë për të gjithë akterët e interesuar – nxënësit, bizneset dhe komunitetin në përgjithësi. Ai jo vetëm që kontribuon në përmirësimin e sistemit të arsimit profesional në vend, por edhe ndihmon në krijimin e një fuqie punëtore të kualifikuar dhe të adaptuar me nevojat aktuale të tregut të punës.
Për më shumë informata dhe për të aplikuar, ju lutemi vizitoni faqen e OEK ne facebook: https://www.facebook.com/photo/?fbid=867408415424247&set=a.288725446625883

