Telenews

Sylvinho me valixhe në dorë, një ofertë portugeze tundon ish-trajnerin e Shqipërisë

Një “qejfmbetje” e opinionit sportiv nga ndeshja e fundit, një rinovim i munguar që përpara Europianit dhe interes nga disa klube, ngrenë dilemat nëse e ardhmja e Sylvinhos do të jetë në krye të stolit të Kombëtares shqiptare apo jo.

Trajneri mbërriti në janar të 2023-shit dhe pas Europianit përfundoi kontrata e tij dhe stafit ndihmës, si Zabaleta apo Doriva.

Ndërkohë, nga ana tjetër gazeta “Panorama Sport” mëson se Sylvinho ka një ofertë në tavolinë nga një klub në ligën portugeze. Kjo i trazon disi ujërat në Kombëtaren shqiptare pasi ndeshjet e radhës vijnë shpejt, në shtator do të nisë edicioni i ri i Ligës së Kombeve dhe me thënë të drejtën, braziliani ka krijuar një raport të ngushtë me shumicën e grupit, pavarësisht se dikush mund të ketë pakënaqësi për minutazhin apo çështje të tjera.

Në fund të fundit Sylvinho vendos dhe ai do të gjykohet për vendimet e tij. Mes dëshirës për tu rikthyer në një klub dhe mes “zjarrit” të kualifikueseve të Botërorit 2026 me kuqezinjtë, Sylvinho është në një udhëkryq me dosjen e trajnerit në dorë.

Një rinovim i munguar, ngre edhe më shumë dyshimet se trajneri po heziton për të vazhduar këtë projekt me Shqipërinë, apo ndoshta mund të ketë dëshirën për të vijuar, por nuk puqen kushtet financiare me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe pas suksesit me kualifikimin në Europian, “steka” tashmë është ngritur disi më lart dhe rroga nuk mund të jetë e njëjtë.

Një largim të mundshëm e forcon më shumë interesi i disa klubeve në Europë, por edhe një ofertë që trajnerit i ka mbërritur nga një klub portugez, ku emri aktualisht nuk bëhet i ditur. Ditë të nxehta, por një zgjidhje duhet të vijë sa më shpejt pasi grumbullimi i radhës është vetëm dy muaj më vonë.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj